Tragjedia në Gjilan: Mozzik shpreh ngushëllimet me fjalë prekëse

By

Qyteti i Gjilanit në pasditen e së enjtes, u godit nga një tragjedi.

Një kamionist e humbi kontrollin mbi automjetin dhe shkaktoi dëme të mëdha në njerëz e edhe materiale. Në këtë aksident, humbi jetën një person, ndërsa mbi 16 të tjerë raportohet të jenë lënduar.

Tre prej të lënduarve po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës meqë konsiderohet se kanë marrë lëndime më të rënda.

Ndërsa është Mozzik ai që reagoi rreth tragjedisë, duke shprehur ngushëllime për familjarët e të ndjerit.

“I tronditur nga Ngjarja në Gjilan. Ngushëllime familjes Qoqaj dhe të afërmve. Mëshira e Zotit qoftë mbi të lënduarit.

“Shumë e rëndë Tragjedia, iu ruajtë e iu forcoftë Zoti”, ka shkruar reperi.

Artikuj të ngjashëm