SONDAZHI: A e meritoi Flori fitoren në ‘Kënga Magjike’?!

By

Pas mesnatës përfundoi edicioni i 20 i festivalit ‘Kënga Magjike’.

Flori Mumajesi, që ka qenë për shumë vite prezent në këtë festival në një formë ose tjetrën triumfoi për të parën herë me projektin ‘Plas’.

Kjo këngë doli e para në formulën e votimeve të kolegëve duke u pasuar nga ‘Zemra rratatata’ të Aurela Gaçes dhe Eli Farës e ‘Psikopatja jote’ nga Kresha dhe Fifi të cilët u pozicionuan në vendin e tretë.

Kësaj rradhe, për triumfuesin nuk pati shumë dilema dhe në parim u krijua përshtypja që të gjithë janë të ‘kënaqur’.

Por siç ndodh rëndom, në rrjete sociale shpërthyen ankesat për faktin që sipas shumë komentuesve, fituesit e vërtetë do duhej të ishin Fifi dhe Kresha.

Një diskutim i tillë u has edhe në faqen e Prive në Instagram, prandaj pyetja që lind natyrshëm është: A e meritoi Flori fitoren në ‘Kënga Magjike’?

Na thoni mendimet tuaja përmes votimit më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm