Skenë nga klipi i ri? Ledri e Noizy bashkë në biçikleta! (FOTO)

By

Dikur ishin armiq të përbetuar të repit, u përleshën bashkë dhe shanin njëri tjetrin në këngë, por sot i ke miq për kokë.

Ledri Vula e Noizy, kanë filluar një miqësi pasi dikur ishin rivalë të label-ave: Baba Stars e OTR.

Noizy ende vazhdon të jetë lider i grupit të tij, por jo edhe Ledri që ka hequr dorë nga grupi në të cilin bënte pjesë dikur.

Dyshja ka ditë që po paralajmërojnë një duet së bashku, duke dhënë shenja indirekte rreth bashkëpunimit.

“Deri sot deri sot”, ishte një përshkrim në një fotografi që Noizy kishte publikuar dje në Instagram, i pasuar nga Ledri, që në një imazh të tijin shkruante: “Deri dje, deri dje”.

Ndërsa të dielën, ata kanë publikuar bashkë një fotografi në rrjete sociale, me motoçikleta.

Nën shoqërinë e tyre shihet edhe aktori Blerim Destani, ndërsa ky imazh i veçantë, të jep përshtypjen se është shkrepur pas xhirimeve të klipit të tyre. /Prive.al

 

? ??☘️??????

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on

Artikuj të ngjashëm