“S’jena mo” hiti i 2015-tës në Trip Listë

By

Sonte në Klan Kosova u transmetua edicioni festiv i emisionit Trip Lista me Vlorijan Halilin.

Krahas tij në prezantimin ku u shpalosen njëzet këngët më të mira të 2015-tës ishte edhe Kallashi.

Trip Lista u hap me këngën e Soul Kid – Mes neve që arriti të pozicionohet e 20-ta. Pesë pozitat më të nxehta i takuan këngëve si në vijim: 5. Kida ft. Mozzik – S’jena mo dhe 4. Era ft. Ledri – Shumë pis.

Pozita e tretë u rezervua për treshen Lumi B, Ermali dhe Ledri me Tavolina ndërkaq e dyta doli Elvana Gjata me Brunon me këngën ‘Love me’.

Epiteti i këngës së vitit shkoi për Majkin dhe Ghetto Geasyn me ‘Sjena mo që si të parët me këtë këngë qëndruan plot 12 javë rresht në Trip Listë.

Ndryshe, top lista më e ndjekur në ekranin kosovar vazhdon nën drejtimin e Vlorijan Halilit edhe gjatë 2016-tës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm