Sjell yllin grek për koncert në Tiranë, ndjekësit ‘masakrojnë’ Lori Hoxhën me komente

By

Televizioni Top Channel duket t’i ketë punët në terezi deri në pikën që të nisë të merret me organizimin e koncerteve.

Një të tillë, ekrani shqiptar do ta organizojë me datë 24 Maj.

Në Pallatin e Kongreseve pritet të performojë ylli grek i muzikës folk Notis Sfakianakis, për të parën herë në Shqipëri.

Ky koncert për të cilin trumbetohet edhe në promo se organizohet nga Top Channel është me biletë me çmime marramendëse që varësisht nga platforma prej skenës variojnë nga 15.500 lekë të reja deri në 21.000 lekë (shprehur në euro, nga 122 euro në 165).

Për të provomuar eventin, ka qenë Lori Hoxha ajo që ka ndarë paralajmërimin në profilin me qindra mijëra ndjekës ku shprehet: ‘jam rritur me muzikën e tij dhe mezi pres ta shijoj live me datë 24 maj! ❤️ shpresoj t’ju shoh të gjithëve aty!’.

Lëvizja nuk është pritur mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në ofendime mbi racizmin e artistit dhe qasjen e tij antishqiptare duke e ‘masakruar’ Lorin me komente teksa kjo e fundit, fare pak minuta pas është detyruar të mbyllë hapësirën për komentim.

Me çmime stratosferike që pothuajse konkurojnë me rrogat që mund të marrin një kategori punëtorësh në median ku është aksionare vetë Lori, mbetet të shihet se sa persona do jenë të pranishëm me 24 Maj në Pallatin e Kongreseve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm