Shpat Deda jo vetëm i Kosovës, performon edhe në Paris!

By

Këngëtari kosoar Shpat Deda, ka performuar gjatë ditës së djeshme edhe në kryeqytetin e Francës.

Deda bashkë me instrumentistët e tij, kanë dhënë performancë në Paris, duke kënaqur publikun me këngët e tija që gjithmonë i kushtohen dashurisë.

Ai ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku paraqet njërin prej inserteve të kësaj performance, tipike e stilit të Dedës: zëri i tij i ëmbël, kitara dhe vargjet romantike.

Ndërsa, kënga e fundit e Dedës erdhi para nëntë muajsh. Këngëtari kishte realizuar një këngë të quajtur “Ninullë”, që shoqërohej me një klip mjaft interesant. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm