Rrjedh ilegalisht në Youtube kënga e re e Dafinës! (VIDEO)

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri në tentim për të ngjarë me një këngëtare ndërkombëtare përpos që fshiu pothuajse të gjitha fotot në Instagram (duke lënë kryesisht vetëm disa me producentë amerikan), filloi të eksperimentoj edhe me premiera.

Ajo lëshoi në versionin audio në iTunes dhe Spotify me pagesë projektin e saj ‘Edhe njo’ për ta publikuar dikur më pas edhe në Youtube.

Megjithatë, në një vend ku pirateria lulëzon, ka qenë i pashmangshëm publikimi i këtij krijimi muzikor edhe në Youtube parase Dafina dhe menaxhmenti ta bëjnë një gjë të tillë.

Kënga tashmë po qarkullon në disa kanale në Youtube dhe duket mjaft premtues si projekt muzikor i verës për tregun vendas.

Nuk dihet nëse Dafina planifikon publikim vetëm në versionin audio por me gjasë do t’i bashkangjes edhe një videoklip. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=hXkmwpGydbc

 

Artikuj të ngjashëm