Rregullat që duhet t’i ndiqni për Sunny Hill Festival

By

Festivali tashmë tradicional “Sunny Hill” nis edhe pak ditë.

Llogaria zyrtare e këtij festivali të madh ka shpërndarë edhe një herë rregullat që duhet t’i ndjekin të gjithë ata që do të jenë pjesë, njofton Klan Kosova.

Portat hapen në orën 12:00 ndërkaq do të mbyllen në orën 22:00.

Të gjithë do të kontrollohen duke hyrë.

Mos harroni ta merrni me vete një dokument identifikues.

Biletën duhet ta keni në celularin tuaj ose edhe të shtypur.

Përdorni transportin publik për të shkuar në parkun e Germisë, aty ku edhe mbahet festivali.

Këto rregulla duhet t’i ndiqni në mënyrë që të jeni sa më të qetë të jetë e mundur gjatë kohës brenda festivalit ku do të marrin pjesë Calvin Harris, Miley Cyrus, Dua Lipa, Gashi dhe shumë artistë shqiptarë.

Mos harroni, Sunny Hill mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e Germisë.

Artikuj të ngjashëm