Bebe Rexha nuk ka të ndalur: Ja cili është projekti i radhës nga artistja!

By

Sapo ka shënuar histori duke u bërë e para femër në botë që kryeson listën e Billboard për muzikën ‘country’.

Përtej kësaj, Bebe Rexha ka mbajtur koncerte të shumta e prezantime të rëndësishme e po ashtu ka lançuar mini albumin e saj të tretë ‘All your fault pt. 2’.

E 2018-të, do ta nis pikërisht me një projekt të tillë. Mini albumi i katërt i njohur ndryshe si ‘Ep’ në do të publikohet në çerekun e parë të 2018-tës dhe të do mbaj titullin ‘Expectations’.

Mirëpo, një tjetër projekt që po pritet me kuriozitet të madh është bashkëpunimi me Rita Orën dhe Charli XCX për këngën ‘Girls’./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm