Publikohet ‘BS’ nga Geti e Onati

By

Sapo është publikuar kënga e Getit dhe Onatit e titulluar ‘BS’.

‘BS’ ka tekst të Onatit dhe Getit kurse beati është bërë nga Liberiani, vëllau i Getit.

Kënga është realizuar tek Kico n Torch kurse Entermedia është përkujdesur për videoklipin,

Ky krijim muzikor ka pasur rastin të dëgjohet edhe paraprakisht nga shumë fansa meqenëse vitin e kaluar një version i pakompletuar kishte rrjedhur në internet nën inicialet VS që simbolizojnë linjën e veshjeve të dizajnerit Valdrin Sahiti.

Përfshirja e Onatit me liderin e Babastars po mirëpritet nga fansat që në çastet e para nga publikimi nuk kanë dilema që ky krijim muzikor është një super hit i 2016-tës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm