Enca do publikojë këngën e re në një moment të veçantë!

By

Që prej shpërthimit të saj artistik në nivel internacional me ‘A pot pëlqen’, Enca Haxhia s’ka hasur në as edhe një problem të vetëm për sukses.

Miliona shikime në Youtube, këngë të shndërruara në hite, shumë pëlqime e komente pozitive e kanë shoqëruar Encën në çdo projekt të publikuar.

Pritshmëritë janë të njejta edhe për këngën ‘Dreq’. Por nëse mendojmë se këngëtarja ka caktuar një datë fikse të lançimit, gabohemi.

Kjo për faktin se mësohet që Enca ka vendosur të lidh këtë projekt me një zhvillim jubilar dhe shumë të veçantë.

Në prag të arritjes së shifrës prej një milioni ndjekës në Instagram, si këngëtarja e vetme shqiptare dukshëm përpara të gjithave, Enca do e publikoj këngën në momentin kur kap shifrën e padëgjuar më parë në mes artistëve që veprojnë në trevat shqipfolëse.

Me ritmin marramendës të rritjes që ka këngëtarja kur bie fjala për pëlqime e ndjekës, lajme të mira na presin meqenëse do jetë thjesht çështje orësh deri në ardhjen e hitit të ri nga ajo që me plot meritë mban titullin ‘mbretëresha e Instagramit‘. /PRIVE.AL/

https://www.youtube.com/watch?v=VcckSu7dE2g

Artikuj të ngjashëm