Prive zbulon: Edhe një çift i famshëm i dha fund lidhjes (VIDEO)

By

Kishte muaj që mediat rozë përflitnin për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ata të dy, s’e konfiurmuan asnjëherë direkt, por vetëm duke dhënë ca shenja të vërejtshme se janë bashkë dhe shumë të dashuruar.

Por më në fund, gjithçka zbulohet dhe vetëm pas ndarjes së tyre.

Këngëtari Bruno dhe aktorja e serialit “O sa mirë”, Arta Nitaj, ishin në lidhje, u dashuruan dhe u ndanë pa e marrë vesh publiku e fansat e tyre.

Dyshja nuk dha asnjëherë konfirmim se janë bashkë e të lidhur, por tek tani pas ndarjes së tyre. Bruno është ai që e ka thyer akullin në një intervistë për Prive, ku tregon se ata janë ndarë.

Dhe krejt kjo ndodhi pasi ai publikoi baladën e dashurisë “A më do”, e cila është realizuar muaj më parë e ku shfaqet në skena dashurie me Arta Nitajn.

Se ata janë ndarë, u vërejt edhe në momentin kur Arta nuk e publikoi fare në rrjete sociale këngën, ku vet mori pjesë e me gjasë edhe i është dedikuar asaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm