Pesë vjet pas vdekjes së tij, vjen dokumentari mbi jetën e Paul Walker

By

Aktori i njohur i filmit “Fast & Furious”, Paul Walker humbi jetën në vitin 2013 në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Për të sjellë në kujtesën e publikut të githa pasionet e Paul, është përgatitur një dokumentar televiziv që do të shfaqet muajin e ardhshëm.

Ky dokumentar quhet ‘Unë jam Paul Walker’ dhe është prodhuar nga “Network Entertainment’.

Për të paralajmëruar dokumentarin në ‘Yotube’ është publikuar një ‘trailer’ i shkurtër, ku Paul shfaqet në periudha të ndryshme të jetës.

Gjithashtu në të ka disa intervista nga familjarët dhe miqtë e tij më të ngushtë.

‘Unë jam Paul Walker’ do të shfaqet për herë të parë në 11 gusht në ‘Paramount Network’.

Artikuj të ngjashëm