Që prej largimit të Encës nga OTR, mediat kanë vluarme hipoteza mbi këngëtaren zëvendësuese të saj në grup.
Një pëlqim në fotografi nga ana e liderit të grupit, Noizyt mjaftonte për të bërë korelacione me një prurje të re.
Megjithatë, në heshtje dhe pa shumë zhurmë, duket se një emër jo fort i përfolur në këtë pjesë po bëhet gati për një kapitull debutues në skenë me Noizyn përkrah.
Fjala është për bukuroshen Keisi Medini, vajzën e këngëtarit të njohur, Sabianit.
Ajo tash e një kohë shihet në shoqëri të Noizyt duke frekuentuar madje edhe baret e hapura nga reperi së fundmi.
Tutje, Prive.al ka arritur të mësoj se tashmë ka nisur edhe puna në studio muzikore për Keisin.
Vetëm pak kohë më parë, si e ftuar në Wazzup të Klan Kosova, në një intervistë me Enur Pakashticën, Keisi deklaroi se mendon debutimin e saj në muzikë por jo shumë shpejt. Të kenë ndërruar planet pas takimeve të shpeshta me Noizyn?! /Prive.al/