Një tjetër mesazh nga Anxhelina për ish të dashurin?! (Foto)

By

Mediet online dje publikuan lajmin se ka marrë fund historia e dashurisë së këngëtares Anxhelina Hadërgjonaj me Fatmir Hysenbelliun.

Edhe pse fjalët nuk u konfirmuan nga asnjëra palë u tha se çifti janë ndarë dhe kanë hequr fotot e njëri-tjetrit nga llogaritë online.

Personi i tretë që u implikua në këtë ngjarje është modelja Angela Martini për të cilën shkruan se ka kaluar festat e fundvitit me Hysenbelliun.

Pavarësisht që nuk figurojnë fotografitë në profilet e tyre, Anxhelina dhe Fatmiri vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Në po këtë faqe Anxhelina ka postuar një imazh me shkrimin “E di se çfarë ke bërë verën e kaluar”.

Ndërkaq edhe pse nuk ka ndonjë të dhënë direkte është një koment nga motra e saj, Angesa që i ka kërkuar t’ia hap telefonin.

anxhelina statusi

Artikuj të ngjashëm