Mozzik paralajmëron këngën e re dhe kësaj here i dedikohet një personi të dashur

By

Një këngë e re është paralajmëruar nga reperi ferizajas me nofkën Mozzik.

Gramoz Aliu, ka thënë në profilin e tij në Instagram se me datën 16-të dhjetor, do të lansojë një këngë të re e cila ka një emër.

“Nana” – quhet projekti i tij i ri, i cili po iu dedikuaka nënës së tij, e kjo këngë duket të jetë ndryshe nga projektet që ka sjellë deri më tani reperi.

Siç duket fakti që edhe vet po bëhet prind, e ka bërë edhe më të ndjeshëm karshi prindërve të tij dhe mori vendimin të shkruante një këngë për nënën e vet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm