Më në fund: Rita Ora jep lajmin e madh pas 5 vitesh!

By

Ky vit është një ndër më të rëndësishmit në karrierën e Rita Orës. Pas problemeve me vite me kompani muzikore, ajo është kthyer më fuqishëm se asnjëherë.

Tri këngët e saj të fundit: “Your Song”, “Lonely Together” dhe “Anywhere” janë hite të padiskutueshme të këtij viti, shkruan MTV teksa cek edhe pjesën e prezantimit të MTV EMA’s 2017.

Por, përtej këtyre Rita ka dhënë lajmin më të madh të karrierës së asaj, saktësisht nisjen e turneut europian në të cilin pauzoi për 5 vite.

Ky është turi i saj personal që do të mbahet në kryeqytetet më të rëndësishme europiane, si Paris, Londër, Amsterdam e shumë të tjerë.

Kjo tregon se Rita nuk dorëzohet lehtë, e kur kthehet, kthehet më fuqishëm se kurrë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm