Kur Xhaka sheh futboll, kështu e shërben gruaja e tij Leonita dhe është tipike shqiptarski! (FOTO)

By

Granit Xhaka është njëri ndër emrat më të dashur për shqiptarët dhe njëri ndër futbollistët më të famshëm shqiptarë, që luan edhe për kombëtaren zvicerane të futbollit.

Ai bëri krenarë me miliona shqiptarë gjatë muajit qershor, kur në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, në ndeshjen kundër Serbisë, kur shënoi gol formoi me duart e tij simbolin kombëtar shqiptar, atë të SHQIPONJËS.

Sa loti u derdh e sa zemra u dridh, e dëshmojnë edhe postimet e njëpasnjëshme në rrjetet sociale ku gjithsecili shqiptar shprehte krenarinë e tij me veprimin e Xhakës.

Futbollisti tani pasi ka mbyllur një kapitull të suksesshëm në karrierën e tij prej futbollisti, po shijon relaksimin në shtëpinë e tij në Angli, ku edhe po ngritet në karrierë duke luajtur për Arsenalin dhe Premier Ligën.

Në shtëpi e pranë bashkëshortes Leonita Lekajt, ai mbrëmjet i kalon duke parë futboll.

Por kur Xhaka ulet për të parë sportin e tij të preferuar nga ekrani, nuk ha patatina e as nuk pi coca-cola siç bëjnë të tjerët zakonisht.

Futbollisti shqiptar edhe gjatë  kohës kur sheh futboll, nuk e lë anash një ritual tipik shqiptar, atë të servilit të çajit indian, i cili i karakterizon mbrëmjet tona të relaksimit zakonisht.

Me lëmbët mbi tavolinë e me një pamje nga këndi i apartamentit të tij luksoz, Xhaka po pinte çaj bashkë me gruan e tij Leonitën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm