Dafina e Noizy në duet? Dyshja dikur me diss-a, tani në bashkëpunim

By

Një fotografi e publikuar në Instagram nga Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy, zgjoi dyshimet se ata mund të jenë duke punuar në një bashkëpunim.

Dyshja që dikur kishin probleme mes vete pasi që Noizy disa herë e kishte lakuar emrin e saj në këngët e tij, tani i kanë lënë mënjanë inatet e konfliktet verbale.

Të gjithë e mbajmë në mend këngën e Noizyt ku thumbonte labelin Baba Stars dhe Ledri Vulën, që aso kohe ishte në lidhje me Zeqirin.

Noizy e ofendoi Zeqirin, por kjo s’ka lënë shenjë në raportin e tyre pasi që dy artistët kanë ndër mend të sjellin një këngë së bashku.

Dhe kjo tashmë u konfirmua nga vet Noizy, që ka nxjerrë në profilin e tij në Instagram një listë këngësh që do publikojë së shpejti.

E në njërën ndër to ka një titull shumë interesant dhe atraktiv për publikun. Në bashkëpunim me njërën nga vajzat më seksi të shoubizit, Noizy ka zbuluar titullin e këngës me Zeqirin.

“A don seks, a don love?”, është titulli i këngës që Noizy dhe Dafina do lansojnë së shpejti. Sigurisht një bashkëpunim i tillë do të jetë i suksesshëm pasi që të dy gëzojnë famë të madhe dhe kanë një bazament gjigant fansash.

E po ashtu, janë edhe goxha të bukur me Noizyn tip muskulor dhe Dafinën një vajzë super seksi, dhe me një bukuri të egër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm