Kur ke fansa si të Luanës! Ata i bëjnë këtë dhuratë këngëtares

By

Një vajzë e bukur e lozonjare, këngëtare e figurë televizive si Luana Vjollca, pa dyshim që do mbledh rreth vetes shumë fansa.

Dhe Vjollca është tejet e kujdesshme dhe e sjellshme me të gjithë ‘lunators’ që e ndjekin e e përkrahin atë në rrugën që ka zgjedhur.

Këngëtarja që çdo ditë merr mesazhe dashurie nga ndjekësit e saj, kësaj here ka marrë edhe një dhurata të bukur.

Një varëse qafe prej argjendti e cila për simbol ka çelësin e muzikës, i ka shkuar në adresë këngëtares e cila më pas e ka ndarë me 1 milion ndjekësit e saj në Instagra, duke u treguar mirënjohëse për dhuratën e bukur që mori. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm