Kapitulli i ri: Këto janë detajet e Arilenës si artiste me treg ndërkombëtar

By

Tregu muzikor ndërkombëtar për artistët shqiptarë nuk ka qenë kurrë më lehtë i kapshëm.

Nëse deri vonë, Rita Ora mund të ishte krenaria jonë e vetme, Era Istrefi theu akullin duke dëshmuar se mund të arrihet edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

E në vazhdën e artistëve jo të paktë në numër që po punojnë drejt suksesit të përmasave ndërkombëtare është edhe Arilena.

Këngëtarja që vetëm katër vite më parë triumfoi në ‘X Factor’ tashmë është gati për një kapitull të ri, shumë të bukur në jetën e saj. 

Ajo synon të dalë përtej kondiktave të tregut shqiptar dhe këtë do ta arrijë jo e vetme por përmes një përkrahje të madhe me një shtëpi diskografike botërore.

Prive.al ka kontaktuar menaxherin e Arilenës, Popi Kolën i cili ka konfirmuar zhvillimet në karrierën e këngëtares.

Popi ka konfirmuar se Arilena tashmë e ka nënshkruar kontratën e madhe dhe albumi do të dalë në muajin Shkurt. Promovimi i ‘Nëntori’ që rezultoi si ogur i mbarë dhe projektet tjera tashmë janë në duart e kompanisë.

‘Arilena poashtu do të realizoj një turne në Francë, Itali, Turqi përfshirë edhe vende tjera në Europë si Gjermania dhe jo vetëm’ – shtoi menaxheri i këngëtares.

Mësohet gjithashtu se ofertat nuk kanë nisur së fundmi por që prej para një viti deri në të duhurën. 

Ndryshe, transmetimi i këngës ‘Nëntori’ në një prej ndeshjeve futbollistike të ‘Serie A’ nuk ka qenë rastësi por diçka e planifikuar nga familja e re artistike me të cilën ka nënshkruar këngëtarja. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm