Dhuratën më të veçantë, Andrra kësaj rradhe nuk e mori nga Sinani (FOTO)

By

Se Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ka një afeksion të madh ndaj çantave kjo dihet tash e një kohë.

Ato zënë vendin kryesor në blerjet e shtrenjta apo dhuratat që bukuroshja pranon nga personi i zemrës e të cilat në shumicën e rasteve i shpërndan edhe përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, dhurata e fundit pa dyshim më e veçantë ka qenë dhuratë prej dikujt tjetër.

Andrra ka pranuar një çantë të personalizuar me inicialet e saj nga Jawii Bags, marka kosovare.

Krahas Chanel, Gucci e YSL, pa dyshim se kjo çantë me inicialet e stampuara të vetë Andrrës do ketë tani e tutje një vend të veçantë në sirtar. Ta gëzojë! /prive.al/

Artikuj të ngjashëm