Ja si dukej Butrinti pesë vite më parë (VIDEO)

By

Thënia ‘asgjë nuk ndodh rastësisht’ duket se i fle shumë mirë klipeve të këngëtarit të ri Butrint Imerit që gjithmonë e ka pasur të përfshirë pjesën e vallëzimit në projektet e tij.

E ky fakt ka zanfillën në pasionin e madh për kërciminin të cilin Butrinti e ka ushqyer si femijë për ta vazhduar më pas për plot 11 vite në një akademi në qytetin ku ka jetuar.

Në një video të vitit 2011 të cilën e ka siguruar Prive.al, këngëtari që sot është një ndër meshkujt më hot të estradës shihet komplet ndryshe, atëbotë si 15 vjeçar.

I dobët dhe më i shkurtër, duket se puberteti ka bërë mrekulli për 20 vjeçarin që sot përbën ëndrrën e shumë vajzave shqiptare. Butrinti, pothuajse nuk njihet krahasuar me periudhën e sotme.

Duke e parë pasionin e madh që e demonstron Butrinti për vallëzimin, shtrohet pyetja se në këtë moshë Butrinti a e ka menduar se një ditë do të jetë një këngëtar kaq i pëlqyer apo vallëzimi ka qenë ëndrra dhe dëshira e tij e vetme aso kohe … /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm