Ghetto Geasy tejet i talentuar edhe në një sferë tjetër! (FOTO)

By

Getoar Selimi apo ndryshe i njohur si Ghettogeasy është njëri ndër reperët e parë në vendin tonë.

Ai i ka qëndruar kohës duke sjellë këngë të shumtë teksa sot është njëri ndër artistët më të mirë shqiptarë e çdo prodhim i tij shndërrohet në një hit të padiskutueshëm.

Nëse kthehemi pas në vite, ai ka qenë gjithonë në hap me kohën, si në muzikë po ashtu dhe në veshje.

Por vitet e fundit Getin e gjejnë mjaft të realizuar në veshje dhe shumë më ndryshe nga artistët tjerë.

Veshjet e tij gjithmonë e karakterizohen me unikën, ngjyrat, elegancën në ndërthurje me sportiven dhe në detajet e fundit që plotësojnë pamjen e tij aksesorët e shumtë dhe syzet e brendeve të ndryshme.

Me guximin e eksperimentimin në veshje ai tashmë ka krijuar një stil individual që vështirë dhe mund të kopjohet pasi që ato janë mjaft të veçanta e ç’është më e rëndësishmja janë ide tërësisht personale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm