Ermal Mamaqi me këngë për Albërie Hadërgjonajn (VIDEO)

By

Artisti shumë i talentuar nga Shqipëria Ermal Mamaqi jo rrallë herë di të bëjë njerzit të qeshin, përveç emisionit argëtues “Xing me Ermalin” që ai ka nisur së fundmi edhe kohën e lirë është po i njejti artist i mbushur përplot shaka e humor.

Pak minuta më pari ai publikoi një video teksa shihej në një kafene në kryeqytet duke pritur kështu mysafiren e emisionit të tij për këtë javë këngëtaren e njohur Albërie Hadërgjonjaj e cila ishte paksa me vonesë.

Por pritja nuk shkoi dosido, pasi që Ermali filloi ta këndonte pikërisht këngëtaren duke i kushtuar edhe një tekst momental për vonesën që ajo ishte duke e bërë.

Padyshim se kjo gjë nuk la pa rënë  në sytë e ndjekësve të këngëtarit por edhe shumë familjarëve të Albëries të cilët u argëtuan me këtë shaka të tij e nuk munguan as komentet e ndryshme nga ana e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm