Edhe një tjetër këngëtare në familjen Muqiqi: Albiona tregon aftësitë e saja në këndim (VIDEO)

By

Mbrëmja e kaluar në Prive ishte e mbushur me plot të reja nga figurat publike teksa nuk munguan as intervistat me shumë artistë.

Pjesë e edicionit të mbrëmshëm i cili njëherit ishte edhe i fundit për këtë vit kalendarik u bënë familja e njohur Muqiqi ku folën për shumë gjëra që kanë të bëjnë me ta.

Mes tjerave ata nuk hezituan që përmes këngës të bëjnë një lloj urimi për këtë fundvit.

Ajo që ra në sy më tepër ishte  Albiona vajza e madhe e Nysretit dhe Meritës e cila shfaqi për herë të parë aftësitë e saja në këndim teksa përkrah vëllaut Albatritit kënduan një pjesë të një kënge të vjetër shqipe.

Performancën e saj mund ta shini në storien e mëposhtme të realizuar nga gazetarja Maki Bajrami nga min. 6:04. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm