Dafina Zeqiri së shpejti me set të ri fotografik!

By

New Yorku duhet se po i bën mirë këngëtares së njohur shqiptare Dafina Zeqiri e cila ka kohë që po qëndron atje përkrah të dashurit të saj.

E mes shumë angazhimeve në muzikë ajo gjeti kohë edhe për diçka për të cilën shquhet shumë, fotografitë!

Duffye zgjodhi të bashkëpunojë përsëri me fotografin e njohur shqiptar në Amerikë, Fadil Berishën me të cilin kishte bashkëpunuar edhe herë tjera.

Një video e shkurtër e publikuar nga Berisha tregon paraprakisht se si do të duket këngëtarja këtë herë.

Ajo që mbetet e njejtë është bukuria dhe shkëlqimi i saj të cilin do ta reflektojë edhe këtë herë përmes fotografive. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm