Copy Paste: Nora Istrefi dhe balerina Klaudia Pepa, nuk njihen nga njëra tjetra

By

Në shikim të parë, duket sikur janë i njëjti person dhe reflektimi është bërë në pasqyrë.

Si është e mundur që nuk e kemi vërejtur deri më tani, se sa shumë ngjajnë këngëtarja Nora Istrefi dhe balerina e famshme Klaudia Pepa?

Kjo u zbulua vetëm pasi Pepa publikoi në profilin e saj në Instgram një fotografi me Norën nga një studio vallëzimi, ku dyshja po praktikoheshin.

Në një pozë elegante, të njëjtë, ato duken sikur janë “copy paste”, i njëra tjetrës aq ngjashmëri të madhe që kanë.

Por se çfarë po bëjnë bashkë ato të dyja, nuk kanë treguar duke rritur kuriozitetin!

Megjtihatë logjikisht, mbetet të supozojmë se Nora po ushtron vallëzim për ndonjërin nga klipet e saj të reja.

/Prive.al

Artikuj të ngjashëm