Çka po planifikon të ‘jetësojë’ Vesa?!

By

Këngëtarja Vesa Luma, pas pauzës shkaku i ndryshimeve në familje me ardhjen në jetë të Lianit të vogël u rikthye me projekte muzikore.

‘Inna di Dance’ dhe kënga dedikuar babait të ndjerë ishin dy projekte që u pëlqyen shumë nga fansat por këta të fundit kanë kërkuar edhe më shumë.

Në drejtim të Vesës e Big Bastës vijnë kërkesa të shumëta për projekte të reja dhe në lidhje me këtë, këngëtarja ka vendosur më në fund të flasë.

Ajo ka deklaruar se trendi me miliona klikime të blera e koncerte si atmosferë mbretëruese në shoëbizin tonë nuk e kanë dekurajuar, përkundrazi ajo do të jetë afër fansave të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Vesa ka dekluruar se ka në plan të jetësojë një projekt me të cilin fansat janë njohur në një prej kampanjave publicitare ku dyshja ishin imazh.

Sipas të gjitha gjasave, ky projekt i përfunduar plotësisht së shpejti do të vij në videoklip nga çifti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm