Çka mendon Aida Doçi për Bleron që i mori këngën ‘Rren’ ?!

By

Karrierën intenzive pas X Factor e nisi me ripërpunime të këngëve të ndryshme shqipe ku edhe mori vëmendjen e madhe të publikut.

Por, në pak kohë, këngëtarja Aida Doçi ngjiti shkallët e suksesit deri në pikën ku tashmë këngët e saj po merren nga artistë të tjerë të njohur për t’u ripërpunuar.

E tillë është kënga ‘Rren’ të cilën e solli në versionin e tij pak ditë më parë këngëtari Blero Muharremi përmes videoklipit me protagoniste Zaimina Vasjarin.

Por, çka mendon Aida për këngëtarin?! Pak kohë më parë si e ftuar në emisionin Prive, Doçi theksoi Bleron si artistin nga rradhët e atyre që i ka trajtuar me këngët në covera të ndryshëm.

Ajo ka shprehur respekt të madh për këngëtarin duke deklaruar se i ka ardhur shumë mirë kur Muharremi i ka kërkuar lejen për ripërpunimin e ‘Rren’ në stilin e tij.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm