As Tuna nuk e ka marrë apartamentin nga Dancing With the Stars (Video)

By

Kanë kaluar rreth 5 muaj nga triumfi në Dancing With the Stars, por me sa duket, Tuna nuk e ka materializuar çmimin e premtuar. Këngëtarja e cila braktisi gjithçka në 12 javët e konkurimit për spektaklin e kërcimit, pas fitores, ka folur për herë të parë për këtë temë, në një intervistë ekskluzive për Abc News.

E ftuar për të kënduar pranë fansave në kryeqytet, këngëtarja e hiteve shqiptare, nuk shihet aspak entuziaste, gati e nervozuar, kur i duhet të tregojë për atë që ajo e quan shtëpinë e saj të tretë, pas Shkupit dhe Prishtinës: “Ja ku jam në Tiranë, këtu ku normalisht duhet të kisha apartamentin e fituar në Dancing With the Stars, por… më mirë mos flasim për këtë argument pasi është çështje serioze dhe do t’i dedikoj një dalje publike për të treguar të vërtetën.” – rrëfen Tuna për mikrofonin e Abc News, duke lënë të kuptohet se gjithë reklama që iu bë natën Finale të spektakit, ka rezultuar një mashtrim. Hakmarrja e ftohtë e këngëtares që rezultoi e preferuara e publikut dhe jurisë në sezonin e shkuar të “DWTS”, duket qartë gjatë intervistës më poshtë./Lapsi.al/

https://www.youtube.com/watch?v=vu8UHmFV_e0

Artikuj të ngjashëm