Afrim Muqiqi e pohon – me këtë vajzë të estradës ka pasur lidhje

By

Këngëtari i famshëm kosovar Afrim Muqiqi, mbrëmë ishte i ftuari i Alaudin Hamitit në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.

Si çdo tjetër artist, edhe ai e ka luajtur lojën “Haje ose Thuaje”, ku i ka dhënë përgjigjet e tija të sinqerta, duke refuzuar të hajë diçka nga tavolina.

“Me kë nga vajzat e estradës ke pasur lidhje?”, ishte pyetja që i ishte drejtuar Muqiqit nga Dini, në të cilën ai u përgjigj pa hezitim.

“Kam pasur lidhje dhe kam pasur lidhje me gruan time”, ka theksuar Muqiqi, i cili është i martuar me këngëtaren Halime Mani, me të cilën ka edhe një djalë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm