A është ndarë Lori Hoxha nga i dashuri? Gjërat s’kanë qenë më të qarta!

By

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha vazhdimisht përflitet mbi jetën e saj private.

Ajo ka vite në një romancë të dashurisë me Vis Bajraktarin, lidhje kjo e cila është përfshirë me një varg thashethemesh nëpër portale, kryesisht të reflektuara nga sjellja e dyshes në rrjete sociale.

Largimi i fotografive të përbashkëta, të pakta në numër dhe mos-ndjekja nga njëri-tjetri në Instagram ka bërë që të dyshohet tash e një kohë se Lori po përjeton krizë në dashuri.

Por a është ndarë ajo me Visin?!

Përgjigjen më të qartë e kemi marrë sot se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar fotografi të saj e ndaluar nga policia teksa nget makinën super luksoze të Visit, i cili një Mercedes G Class ja bëri vetes dhuratë me rastin e ditëlindjes.

Duket se lidhja vazhdon pa asnjë problem por me vendimin që asnjë detaj i saj të i përkasë rrjeteve sociale. /prive.al/

Image result for lori hoxha vis bajraktari

Image result for lori hoxha vis bajraktari

Artikuj të ngjashëm