Zvicrra dëbon nga shteti reperin shqiptar

By

Reperi kosovar me nofkën “Besko”, i cili ka qenë duke jetuar në Zvicër, është dëbuar për në Kosovë pasi që ka kryer një numër veprash penale.

“Besko” ka lindur në Zvicër ku prindërit e tij ishin shpërngulur para luftës në Kosovë, njofton mediumi zviceran landbote.ch

Në vitin 2014 ai ishte edhe i dënuar deri në pesë vite burg për kryerjen e veprave penale si vjedhje, detyrim dhe grabitje me armë.

Kthimin e tij në Kosovë ai e sheh si një “ëndërr të keqe”, ndërsa gjatë interviste dhënë mediumit 21minnuten, ai ka thënë se do të ketë të vështirë të përshtatet në Kosovë, pasi që ai nuk ka të afërm këtu.  Për më tepër, ai ka thënë se nuk ka as shtëpi meqë ajo ishte djegur gjatë luftës së fundit në Kosovë./Insajderi.com

Zvicra dëbon në Kosovë reperin problematik

Artikuj të ngjashëm