Pak ditë më parë, këngëtari Labinot Tahiri me iniciativën e tij, brenda pak kohësh bëri familjen Dibrani nga Kishnica e Graçanicës me strehë duke i larguar ata nga një hapësirë banimi me kushte tejet të këqija.
Në kohë rekord, u sigurua shuma për blerjen e banesës dhe tani anëtarët e familjes Dibrani jetojnë në standarte krejtësisht tjera.
Por fatkeqësisht, të jetuarit në Kosovë nënkupton që shumë njerëz përballen me peripeci të rënda të jetesës, në mungesë të përkrahjes nga shteti.
Një rast tjetër i raportuar në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka prekur Labin që është zotuar se do angazhohet që djaloshin Fatlum Haxhiun ta dërgojë për shërim jashtë vendit në mënyrë që ai të ec në këmbët e veta.
Ky është postimi i plotë i Labit:
E PRANOJ KËTË RAST, FATLUMIN DO E NXJERRIM NGA KARROCA ME EMRIN E ZOTIT!
Po kush është a’i që ka injorua këtë Trim? Po a’e dini se nëse unë e kam nënçmuar e kam gabim, sepse ky Trim u’a ka vizituar lagjen dhe kontrolluar gati 24 orë më shumë se sa Kamerat e CURIHUT! A jeni të vetdishem, se nëse e nënçmoj këtë krijes të Zotit, e kam nënçmur edhe Zotin….! Uroj që më nuk do të ndodh. Unë, do i’a sjelli një karrocë me komandë të cilën e posedoj në shtëpi. Nëse Zoti do që të bëj mrekullira, ne do i ndihmojmë DJALOSHIT TONË dhe do ngritet në këmbë. Edhe pse te ne situata është e errët,,ne do mundohemi të bëjmë DRITË! Lajmroni prindërve të tij se unë e pranoj rastin në dorë dhe ju të gjithê me mua nga Data 6 janar duhet të mobilizohemi. Shpërndaje Ti Fatlum, siq e ke emrin duhesh të bëhesh binjak me emrin tênd dhe të jesh tamam FATLUM.
Ti je aty për tê n’a s’provuarë neve ZOTI dhe ja, ne të gjithë jemi me ty.
Ke shokë e shoqe shumë me miliona.! Lotët e prindit tënd janë lotët e të gjithë neve. Sapo të kthehem nga Amerika, do i’a dorzojë profës Parat përshkak të transparencës dhe do të jem në emrin e të gjithë shqiptarëve te ti ore TRIM. Labinot Islam Tahiri
Ferizaj Kosove e Shqiperise.