Zhaklin Lekatari reagon pas deklaratës së Nita Latifit, e quan ‘pseudo-këngëtare’

By

Një postim i Zhaklin Lekatarit se ndihet e sigurtë ku nuk ka shqiptarë shoqëruar me një foto nga Serbia ku shihet qartë flamuri serb ka shkaktuar shumë reagim në rrjet.

E në mesin e të revoltuarve nga ky postim nuk kanë qenë vetëm ndjekësit, por edhe ish-banorë të formatit Big Brother VIP, ku Zhaku së fundmi ishte opinioniste.

Një nga kosovaret e pakta në këtë sezon, Nita Latifi ka thënë fjalën e saj përmes një reagimi në Instagram duke shkruar, “Hipokrizi e gjallë, marre”.

Duke qenë se Zhaku ka marrë kritika të shumta sa i përket deklaratës së saj se është më e sigurtë në Serbi se në mesin e shqiptarëve, ajo nuk k anguruar t’i reagojë gati se cdo personi që i është kundërvënë.

Gjithashtu, Zhaku iu kundërvye edhe Nitës me një postim në Instastory duke e quajtur Nitën një ‘pseudo-këngëtare’.

Shihni më postimin e saj që është ndarë edhe në TikTok. /Prive.al

 

@gjithckashowbz ♬ suono originale – 🔥📸GjithckaShowBiz📸🔥

Artikuj të ngjashëm