Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me të gjitha departamentet e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, kanë marrë vendim të ri lidhur me zgjatjen e orarit të veprimtarisë së tyre, e cila ishte më e kufizuar për shkak të masave antipandemi.
Siç thuhet në njoftim, me vendim të ri, zgjatja e orarit është bërë deri në ora 01.00 pas mesnate, dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura lejohet deri në 300 persona, përcjell klankosova.tv.
Ky vendim është paraparë të hyjë në fuqi, nga dita e mërkure më 14.07.2021.
”Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.
ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve”.