Zemërartë: Vokalisti i “Aerosmith” sapo bëri gjënë më të bukur për gratë!

By

Zëri i tij i mahnitshëm na ka falur plot këngë të bukura dhe na ka bërë të qajmë.

Mirëpo tani ai i preki zemrat e botës edhe njëherë me një veprim të tijin.

Vokalisti i rok grupit të famshëm amerikan Aerosmith, Steven Tyler, ka hapur një shtëpi për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës fizike e seksuale.

Pothuajse 30-të vjet më parë, Tyler kishte shkruar për Aerosmith këngën “Janie’s Got a Gun”, duke shpresuar se do ngriste vetëdijen për dhunën fizike ndaj grave.

Pas tërë këtyre viteve, këngëtari ikonik ka shkuar një hap më tutje dhe ka ndërtuar “Shtëpinë e Janiet”, një shtëpi kjo ne Atlanta e ngritur posaçërisht për gratë e vajzat e abuzuara dhe të neglizhuara. Në këtë projekt, ai ka qenë thellësisht i involvuar.

“Kjo është diçka të cilën e kam menduar që kur kam shkruar këngën “Janie’s Got a Gun”, ka thënë Tyler para një audience, në ceremoninë e hapjes së shtëpisë. “Nuk e dia se kush ishte Janie apo pse ajo kishte një armë, mirëpo zëri brenda kokës time më tha të vazhdoja me këtë”.

Steven e ka prezantuar shtëpinë me 30-të dhoma, e cila do marrë fonde nga “Janie’s Fond”, një donacion që ai e kishte themeluar në vitin 2015-të.

Duke folur për CNN, Tyler ka thënë se derisa ishte në rehabilitim shumë vjet më parë, ai kishte takuar shumë gra të cilat ndodheshin aty për shkak të traumave nga abuzimi dhe dhuna. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm