Zbulojnë atë që thuhet të jetë i dashuri i saj, reagon Melinda Ademi

By

Melinda në syrin e publikut është është goxha private. Është aq private, sa refuzoi t’i tregonte moshën ekzakte gazetarit të The New York Times, kur publikoi në listë me 15 artistë europianë që ndoshta bota nuk i njeh, por duhet t’i njohë.

Ajo është lindur në Gjermani dhe jetoi atje deri kur prindërit, që ishin larguar nga lufta e Kosovës, fituan leje qëndrimi në Amerikë.

Melinda ka konkurruar në American Idol dhe kur zbuloi se e tërhiqnin meloditë shqiptare, vendosi t’i përkushtohej karrierës në vendin e saj.

Thonë se reperja është e lidhur me menaxherin e Panda Music, që gjithashtu menaxhon karrierën e saj. Ai është Faton Aliun, ai që aludohet të jetë i dashuri i Melinda Ademit.

Melinda postoi një video në Instagram që duket të jetë njëfarë përgjigjeje. “Ç’dreqin nuk shkon me njerëzit. S’rri dot me dikë pa menduar të tjerët se jam martuar me të. Mbylleni gojën.” thotë ajo, shumë e nevrikosur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm