Zbulojeni se a e rrisin frutat sheqerin në gjak

By

Rekomandohet të konsumoni fruta, veçanërisht ato të stinës, çdo ditë, pasi ato janë një burim i pasur me fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Megjithatë, shumë besojnë se frutat kanë shumë sheqer dhe duhen shmangur, pasi ato mund të shkaktojnë një rritje të niveleve të sheqerit në gjak.

Por, a është e vërtetë? Nutricionistët Pooja Makhija dhe Luke Coutinho nuk janë dakord. Sipas tyre, kur hani fruta, është e pamundur të konsumoni fruktozë të mjaftueshme për të shkaktuar dëm.

Nutricionistët rekomanduan konsumimin e yndyrave, plus proteina, si farat e lirit të njomur dhe arra, si bajame, për të vonuar zbrazjen e stomakut.

“Kjo do të na ndihmojë të korrim përfitimet e këtyre vitaminave dhe mineraleve të tretshme në ujë, të cilat nevojiten çdo ditë përmes dietës suaj, pasi trupi ynë nuk mund t’i ruajë ato – pa u shqetësuar për sheqerin”, shtjelluan ata.

Artikuj të ngjashëm