Zbuloi romancën e re, Enca reagon sërish: “Në djall mentaliteti juaj”

By

Në fillim të këtij muaji, Enca ka konfirmuar edhe romancën e saj të re që ngjalli shumë reagime raciste tek njerëzit në rrjete sociale. Shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar rëndë duke kritikuar zgjedhjen e këngëtares dhe etnicitetin e të dashurit të ri.

Ajo po shijon romancën me partnerin e saj nga Afrika, zhvillim që fatkeqësisht ngjalli diskutim në rrjet marrë shkas që ne si shoqëri, ende kemi probleme të patejkaluara me racizmin.

E gjendur mes kësaj situate me përplot komente, Enca ka vendosur të reagojë. Ajo i ka thënë dy fjalë përmes Instagramit. Ky ishte edhe reagimi i parë i këngëtares.

“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo.

Duket se ajo po vazhdhon të marr edhe shumë mesazhe raciste në inbox-in e saj dhe ka vendosur të reagojë sërish.

“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentaliteti juaj”, ka shkruar këngëtarja.

Më tej ajo ka vazhduar edhe të ekspozojë disa nga mesazhet që ka marrë në të cilat edhe i është përgjigjur dërguesit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm