E filloi verën mbarë, me projekte të reja që iu shndërruan në hite e s’u kënduan vetëm nga shqiptarët, por edhe amerikanët.
Ky sezon po sjellë këngë më shumë se asnjëherë tjetër, ndërsa në mesin e atyre që s’po kanë të ndalur është edhe reperi Capital T.
Pas hitit “Hatixhe”, që po këndohet ngado për shkak të tekstit simpatik e lidhjes së vargjeve me pjesën folklorike të muzikës, reperi po bëhet gati për këngën e re.
S’do jetë hiç më vonë se pas dy ditësh. Projekti i ri nuk po vonon dhe publikimi është 48 orë afër, e titulli kësaj here s’ka të bëjë me shqipen.
“Andiamo”, është kënga më e re që Capital T do sjellë në bashkëpunim me një tjetër këngëtar, Ardian Bujupi. Përderisa emri i këngës vjen në italisht, detajet e tjera pritet të shihen kur të lansohet projekti. /Prive.al