Tashmë sezoni i ri televiziv ka nisur, dhe në Top Channel ditën e djeshme pamë disa nga programet e reja.
Por vetëm disa ditë më parë u publikua edhe promoja e emisionit që Luana Vjollca do të drejtojë këtë vit.
Edhe pse nuk u zbulua asgjë përveç se Luana do të jetë në ekranin e Top Channel të shtunave në darkë kurioziteti është i madh.
Të gjithë prisnin që ajo ta niste këtë sezon me prezantimin e “Big brother VIP” ashtu siç u fol gjatë edhe në media por burime pranë InTv shkruajnë se Luana do të rikthehet me “Shiko Kush Luan”. Ashtu siç edhe ajo u shpreh në intervistat e fundit autorsinë e plotë do ta ketë vetë Luana e cila pritet që të sjellë mjaft surpriza të reja. Ndoshta me “Big Brother VIP” moderatoren do ta shohin në një moment të dytë.
Nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të presim nisjen e spektaklit i cili çdo të shtunë në darkë do të na shoqërojë me sfida dhe lojra ku pjesë janë personazhet e njohur të ekranit e jo vetëm.