Zbulohet personazhi i parë i ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos?

By

Këtë të premte, binjakët Donald e Romeo Veshaj nisin programin e tyre “Më lër të flas” në Top Channel.

View this post on Instagram

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

Ashtu siç ishte paralajmëruar përgjatë aventurës së tyre televizive në Top Channel, ata do jenë në “prime time” nga ora 21:00.

Është përfolur gjerë e gjatë mbi mysafirin e parë në program.

Mediat kanë dyshuar e kanë alauduar mbi mundësinë që në të parin program të jetë e ftuar Bora.

Por, mesa duket, i ftuari i parë do jetë Mozzik.

Kjo është lënë të kuptohet nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.

Edhe në të kaluarën, Donaldi dhe Romeo një pjesë të programit e kanë xhiruar/realizuar me skeçe në terren, prandaj besohet që edhe kjo është pjesë e xhirimeve të episodit të parë i cili ende, nuk ka një promo të nxjerrë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm