“Edhe ti” thyen rekorde: Mozzik e falënderon mësuesin e muzikës që e notoi dobët

By

Tayna dhe Mozzik gjetën formulën si thyhen rekorde: një bashkëpunim mes dyshes artistike!

Brenda 24 orësh kjo këngë theu rekorde shqiptare duke arritur afër 3 milionë klikime.

E jehona e suksesit po vazhdon, kur për dy ditë projekti i shumëpërfolur në diskografinë shqiptare arriti më shumë se 5 milionë klikime.

E këtë sukses në karrierën e tij, Mozzik e shënjoi më një postim në llogarinë e tij në Instagram, duke falënderuar arsimtarin e muzikës që në klasë të tetë e kishte notuar dobët.

“Faleminderit Arsimtarit t’muzikes ma pat lon 1sh n’klas t’8 ..prej asaj dite krejt zar hahaha..numer #1 n’trends naper 9 vende t’botes me muzike #1SH #SHOKI #FAKTE Faleminderit Popullit.  Konga e re po shenon shifra 2ditë/5Milion klikime” – shkruan reperi poshtë një fotografie të tij duke buzëqeshur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm