Aktori Mensur Safqiu është shoqëruar në polici gjatë mëngjesit të sotëm.
KALLXO.com mëson se Safqiu është shoqëruar nën arsyetimin se banorët janë ankuar pasi që ai e kishte bllokuar rrugën njëkahëshe me veturën e tij.
Pas marrjes së informatës, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku më pas është shoqëruar në polici për shkak të mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë.
KALLXO.com mëson edhe se Safqiut i është konfiskuar vetura pasi në të janë gjetur disa lëndë të lëngshme të dyshuara të cilat janë dërguar në laborator për analiza.