Shumë shpejtë do të kemi këngë të re nga Capital T.
Por ai kësaj radhe nuk po vjen vetëm…
Reperi ka zgjedhur një femër për të bashkëpunuar dhe emri i saj tashmë është zbuluar.
Bëhet fjalë për Arta Memedin.
Lajmin e zbuloi vetë ajo përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram, aty ku fansat e pyetën ato çka iu interesuan.
Arta etiketoi Capital-in pasi dikush i tha ta publikojë këngën e re të mërkurën në orën 18:00.
‘Po tingëllon mirë’, shkroi artistja.
Nuk ka asnjë detaj në lidhje me bashkëpunimin megjithatë ajo që dihet është se një super-duet do të lëshohet së shpejti./Prive.al