Zbulohet emri i veçantë i vajzës së Diellzës dhe Fisnikut

By

Pak orë pas ardhjes në jetë të vajzës që i dha epitetin e babait për herë të parë, basketbollisti Fisnik Rugova ka zbuluar një tjetër detaj që pritej me kërshëri.

Fjala është për emrin të cilin e kanë zgjedhur çifti për vajzën.

E bija e Diellzës dhe Fisnikut do të quhet Helena.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi vetë basketbollisti ku mes tjerash shprehet: ‘Ne jemi tejet të emocionuar që anëtarja më e re e familjes ka ardhur sigurtë. Mirësevjen në këtë botë princeshja jonë e vogël Helena Rugova’.

Emri Helena rrjedh nga personazhi i  mitologjisë greke. Helena, shquhet si simbol i bukurisë e cila me rrëmbimin e saj me urdhër të mbretit Parid u bë mollë sherri për shpërthimin e luftës së Trojës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm