Sot erdhi në jetë fëmiu i parë i çiftit Sara Hoxha dhe Ledion Lico.
Pas një lidhjeje rreth dy vjeçare, trashëgimtarja e Top Channel u bë nënë për të parën herë duke i sjellur kështu epitetin e gjyshes, Vjollca Hoxhës, prijësës së Top Media.
Se djali pritej të lindte në këtë periudhë ishte bërë e ditur në festën luksoze ‘baby-shoëer’ ku mes tjerash edhe u kuptua se shkronja e parë e emrit do jetë L.
E tashmë kur djali ka lindur, prezantuesi Ledion Liço ka zbuluar emrin e djalit.
Ai do quhet London Noor Liço, një emër komplet i pa dëgjuar më parë por që i përshtatet trendit të personave publik që po i pagëzojnë fëmijët e tyre më emra të padëgjuar e shpesh pak edhe të çuditshëm në tentim për t’iu shmangur të zakonshmes. /Prive.al